Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Franca alarmon për mungesë të 11 milionë fuçie nafte në ditë

schedule15:24 - 25 Mars, 2026

schedule 15:24 - 25 Mars, 2026

Ministri francez i Financave, Roland Lescure, ka thënë të mërkurën se 30% deri në 40% e kapacitetit të rafinimit në Gjirin Persik është dëmtuar ose shkatërruar, duke çuar në një krizë nafte.

“Si rezultat, tani po përballemi me një treg nafte ku mungojnë 11 milionë fuçi në ditë”, ka deklaruar ai.

Lescure ka thënë se kishte zhvilluar bisedime me homologun e tij në Katar, ku 17% e kapacitetit të prodhimit të gazit tani është shkatërruar si rezultat i sulmeve iraniane të kryera ndaj objekteve të gazit.



“Do të duhen vite, rreth tre vjet”, për të rikthyert objektet e dëmtuara, ka thënë Lescure, duke shtuar se do të duhen edhe muaj derisa objekte të tjera të mbyllura të rikthehen dhe të funksionojnë.

Komentet e Lescure erdhën ndërsa Irani vazhdoi të mërkurën të sulmonte fqinjët arabë të Gjirit të pasur me naftë.

Bahreini ka lëshuar sirenat e alarmit për raketa të mërkurën herët në mëngjes, teksa Kuvajti ka raportuar se kishte rrëzuar disa dronë.

Lufta ndaj Iranit dhe mbyllja e Ngushticës së Hormuzit ka çuar në rritjen e vazhdueshme të çmimeve të naftës.

Ekspertët vlerësojnë se nëse çmimi arrin në 150 dollarë për fuçi, bota rrezikon të shkojë në recesion.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!