FOTO+VIDEO/ Përfshihet nga flakët një fasoneri në Skrapar, rrezikohet nënstacioni elektrik

schedule18:22 - 6 Gusht, 2020

schedule 18:22 - 6 Gusht, 2020

Fasoneria “Alba Shoes” në qytetin e Skraparit është përfshirë nga flakët.

Burime për “ABC News” bëjnë me dije se në fasoneri punonin rreth 30 punonjës. Por në momentin që ka rënë zjarri kanë qenë të pranishëm vetëm disa drejtues.

Dyshohet se shkak të jetë bërë një shkëndijë elektrike ose një bombol gazi.

Ndërkohë nga flakët e zjarri rrezikohet nënstacioni elektrik në Skrapar, por po punohet për shuarjen e zjarrit në fasoneri.