FOTO/ Samiti i NATO-s, kryeministri Rama ndan momentet kryesore

schedule08:20 - 12 Korrik, 2023

schedule 08:20 - 12 Korrik, 2023

LITUANI- Kryeministri Edi Rama publikoi momente nga mbrëmja e djeshme në Pallatin Presidencial në Vilnius të Lituanisë. Shefi i qeverisë është takuar me presidentin e Francës, kancelarin e Gjermanisë , kryeministren e Italisë dhe presidentin e Turqisë dhe me përfaqësues të tjerë të vendeve anëtare të NATO-s.

Në këtë samit, Rama shoqërohet nga bashkëshortja, Linda Rama.

“Mirëmëngjesi dhe me disa momente nga mbrëmja e bukur në Pallatin Presidencial në Vilnius, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Këtë të mërkurë mbahet dita e dytë e samitit, ndërsa vendet anëtare angazhohen për më shumë siguri.

Sipas agjendës së punimeve, në orën 08:30, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s dhe Kryeministri i Japonisë do të mbajnë një fjalë të shkurtër, për të vijuar më pas me foto në grup me krerët e shteteve dhe qeverive të kombeve të Indo-Paqësorit.

Në orën 09:00 do të mbahet takimi i Këshillit të Atlantikut të Veriut në nivel të krerëve të shteteve dhe qeverive, me Suedinë, Partnerët Indo-Paqësor dhe BE-në dhe në orën 12:35, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg do të mbajë një konferencë të përbashkët për shtyp me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky pas takimit mes tyre.

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!