FOTOT/ Goditja e bandës së drogës te Kodra e Diellit, ja kush janë 5 nga 8 të arrestuarit

schedule12:18 - 8 Shtator, 2023

schedule 12:18 - 8 Shtator, 2023

Policia e Tiranës ka goditur një  grup trafikantësh të lëndëve narkotike, pas gati 4 muajsh hetime intensive.

Si pasojë e operacionit u vunë në pranga 8 persona u vunë në pranga një tjetër është shpallur në kërkim.

LEXO EDHE: “Më sill 3 pica, shko merr fantat”/ Ishin kthyer në shqetësim për banorët e zonës, si u godit banda e drogës te Kodra e Diellit

ABC News ka arritur të sigurojë fotot e pesë nga tetë të arrestuarit e këtij operacioni.

Të arrestuarit janë Herald Rexhepaj, Viola Bendaj, Arolf Harizi, Arlind Aga, Xhersildo Arifllari, Dashamir Shehu, indrit Gjoshi, Devis Saliaj.

“Blutë” njoftuan se të arrestuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin, siguronin kokainë dhe kanabis në sasi të mëdha dhe më pas i shitnin në zona të ndryshme të kryeqytetit në doza  të vogla.

Po ashtu janë sekuestruar 650 doza kanabis, 150 doza lënde narkotike kokainë, 1 kg kanabis, qindra qese farmaceutike që shërbenin për paketimin e lëndëve narkotike, dy peshore elektronike, dhe pesë telefona.

Grupi ishte kthyer në një problem të madh për banorët e zonës, të cilat disa herë ishin ankuar, pasi trafikantët shisni doza edhe poshtë pallateve ku ata jetojnë.

Pas ankesave, policia ka bërë blerje të stimuluara për të vërtetuar edhe pretendimet e banorëve.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!