FOTOLAJM/ Tragjedia në disa foto, si po e shkatërron hakmarrja e Putinit Ukrainën

schedule13:12 - 4 Mars, 2022

schedule 13:12 - 4 Mars, 2022

Siç e ndjekur vazhdimisht në raportimet tona, Rusia vazhdon të avancojë pushtimin e saj në Ukrainë me sulme në disa qytete kryesore duke vrarë mijëra civilë, ndërsa humbjet e saj në ushtarë dhe teknikë ushtarake është e madhe.

Ndërkohë rusët kanë rrethuar Kharkivin dhe Kievin, ushtarët e Putinit kanë bërë disa sulme ajrore që kanë shkaktuar vdekje të mëdha nëpër qytete.

Blloku i apartamenteve më poshtë u godit nga një raketë ruse në orët e para të së shtunës së kaluar.

Qyteti i vogël i Irpin ndodhet 20 kmnë veriperëndim të Kievit dhe ndodhej në vijën e frontit midis forcave ruse dhe ukrainase gjatë javës së kaluar.

Ndërsa Kharkiv, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës në veri-lindje të vendit, ka qenë në qendër të bombardimeve intensive nga rusët.

Chernihiv, një qytet 120 km (75 milje) në verilindje të Kievit, është përballur gjithashtu me bombardime të rënda ditët e fundit nga forcat ruse që pushtojnë nga veriu.

Siç shihet nga fotot, shkatërrimet janë të mëdha në infrastrukturë ku duket se pas humbjes në fushëbetejë, Putini po aplikon atë që di të bëjë më mirë: Terror dhe vrasje ndaj popullsisë civile, siç bëri në Grozny dhe sëfundmi në Siri. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!