Kryeministri Rama ka postuar mëngjesin e sotëm në Facebook një foto nga zgjedhjet e datës 25 prill të vitit të shkuar, ku socialistët arritën të fitonin mandatin e tretë.
“MIRËMËNGJES dhe me këtë foto të fiks një viti më parë, kur na u besua mandati i tretë, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama duke i kujtuar në fakt demokratëve ditën kur gjithçka filloi të shkonte mbrapsht për këtë parti.
Pas këtyre zgjedhjeve, Berisha u shpall “non grata” duke u përjashtuar më pas edhe nga Grupi Parlamentar, ndërkohë që tani drejtimin e PD-së duket se do ta caktojnë gjykatat.