Fotolajm/ “Peshku i madh me banane”

schedule19:25 - 4 Maj, 2018

schedule 19:25 - 4 Maj, 2018

Ambasada amerikane në Tiranë ka përshëndetur arrestimin në Gjermani të Arbër Çekajt, i kërkuar nga autoritetet shqiptare për sasinë prej 613 kg kokainë të kapur në muajin Shkurt në magazinat e tij në Maminas.

Përmes një postimi në Facebook, ambasada shkruan: “Bravo Gjermani, bravo Shqipëri”.

Ambasada amerikane e ka shoqëruar edhe me një fotomontazh, gjysmë banane e gjysmë peshk. Kjo për faktin se kokaina ishte e fshehur në konteinerin me banane, ndërsa Arbër Çekaj konsiderohet “peshk i madh”.

Çekaj u kap sot në Gjermani falë bashkëpunimit të policisë gjermane me policinë shqiptare. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!