Mesditën e sotme, 58-vjeçari Bardhyl Fusha tentoi të grabisë pa sukses bankën Fibank në kryeqytet. Me kallash dhe një çantë në dorë, Fusha është futur në ambientet e bankës, ku sapo ka hyrë brenda ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar një herë në dysheme.
Lëvizja e radhës ishte drejt bankës ku ka arritur të marrë një sasi parash të cilat shihen në foto. Një qytetar arriti të telefonojë policinë, ku në kohë rekord patrulla mbërriti dhe kapi autorin e dyshuar i cili po dilte nga dera e bankës.




