Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

FOTOLAJM/ Kandidatë të koalicionit të Berishës shkelin Kodin Zgjedhor, hyjnë në qendra votimi

schedule08:54 - 11 Maj, 2025

schedule 08:54 - 11 Maj, 2025

Kandidatë të PD, janë parë të hyjnë në qendra të votimit, në shkelje të kodit zgjedhor.

Në fotot e siguruara nga ABC News, shihen Zana Numani dhe Luan Baçi, kandidatë të koalicionit të Sali Berishës në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Kandidati Luan Baçi është fotografuar pranë shkollës “Petro Sota” në Fier, ku janë vendosur qendrat e votimit numër 3024 dhe 3028, ndërkohë vetë Baçi voton tek qendra e votimit me numër 3033. Po kështu edhe kandidatja Zana Numani ka qenë në mjediset e qendrës së votimit pranë shkollës “Andon Xoxa”, në lagjen “29 Nëntori”.

Gazetarët e ABC Neës të shpërndarë në terren raportuan se dy kandidatët ndodhen në qendra votimi të cilat nuk janë të zonës ku ata mund të votojnë.

Në bashkinë e Lushnjes, kandidati Eduard Sharka është fotografuar në disa qendra votimi.

Kujtojmë se pak më herët kreu I KQZ, Ilirjan Celibashi apeloi kandidatët të qëndrojnë jashtë qendrave të votimit.

“KQZ ka marrë raportime nga terreni që kandidatë për deputet kanë kërkuar të futen në qendrat e votimit. Bëjmë me dije se është qartësisht e ndaluar nga Kodi Zgjedhor prania e kandidatëve në Qendrat e Votimit.

Kandidatët duhet të respektojnë me rigorizitet këtë ndalim ligjor.

Ata dhe përfaqësuesit e tjerë politik, duhet të jenë të parët që duhet të kontribuojnë për integritetin e procesit zgjedhor.” Tha ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!