Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

FOTOLAJM/ Arrestohet autori i grabitjes në Tiranë, Luan Maçi grabiti 300 mijë lekë në këmbimin valutor

schedule16:39 - 5 Mars, 2026

schedule 16:39 - 5 Mars, 2026

Pas disa orësh në arrati, vihet në pranga Luan Maçi, autori i grabitjes së një pike këmbimi valutor në kryeqytet.

Rreth orës 09:10, 42-vjeçari ka shkuar në pikën e këmbimit valutor që ndodhet në katin e parë të një qendre tregtare në rrugën “5 Maji”.

Luan Maçi është futur në këtë pikë me një armë në dorë, ndërsa mbante doreza në duar dhe një kapuç në kokë për të mos u identifikuar. Ai i ka kërcënuar punonjëset dhe më pas ka arritur që të marrë rreth 300 mijë lekë të reja në një nga sportelet.



Pas grabitjes, autori është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Luan Maçi, me një pamje tjetër, pa mjekërr, u arrestua nga policia në banesën e tij që ndodhej pranë vendit të ngjarjes, në zonën e “5 Majit”.

42-vjeçari është një emër i njohur për uniformat blu, pasi rezulton me precedent penal për të njëjtën veprimtari kriminale.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit tip pistoletë, një pjesë e parave të vjedhura dhe veshja e përdorur gjatë kryerjes së vjedhjes. Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!