Ndërkohë që njerëzit në të gjithë botën po përshtaten me rregullat e reja që ndihmojnë në shmangien e përhapjes së Covid-19, duket se kafshët e kanë më të lehtë ta bëjnë këtë gjë.
Një foto të disa majmunëve, të cilët shihen duke respektuar rregullat e distancimit social ka bërë xhiron e rrjetit. Fotoja e publikuar nga Ministri i Rinisë dhe Sportit, Kiren Rijiju, tregon majmunët që respektojnë ligjin duke pritur për një copë shalqiri.
“Një distancimi social shembullor, pranë Bhalukpong në Arunachal Pradesh përgjatë kufirit Assam-Arunachal. Nëse vëzhgojmë me kujdes, kafshët mund të na mësojnë shumë mësime që nuk i marrim parasysh gjatë jetës sonë të përditshme.”, shkruan Rijiju.