Fotoja e rreme, ambasada britanike kritikon deputeten Brovina

schedule14:02 - 19 Maj, 2019

schedule 14:02 - 19 Maj, 2019

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë ka kritikuar veprimin e deputetes Flora Brovina, e cila me një foto të rreme u përpoq të tregonte dhunën e trupave serbe në Kosovë gjatë luftës së viteve ‘98-‘99. Në një reagim për shtyp, selia diplomatike britanike ka deklaruar se krimet e luftës duhet të hetohen nga institucionet dhe jo të përdoren për qëllime politike.

“Është e rëndësishme që pohimet për krime të rënda gjatë konfliktit të hetohen nga institucionet e duhura, mbi të gjitha duke i dhënë përparësi drejtësisë dhe mbështetjes për të mbijetuarit, viktimat dhe familjet, sipas sundimit të ligjit dhe jo oportunizmit politik”, ka deklaruar ambasada e Britanisë. /ABC News Albania 24/7