Fotoja e filmit shqiptar “Nusja dhe shtetrrethimi” do të ilustrojë Vienalen në Austri

schedule18:06 - 24 Gusht, 2019

schedule 18:06 - 24 Gusht, 2019

 

 

Organizatorët e Vienale film festival kanë përzgjedhur foton nga shesh-xhirimi i filmit shqiptar “Nusja dhe Shtetrrethimi” për të ilustruar  seksionin e filmit Retrospektive “O PARTIGIANO” dedikuar  filmave me temë nga lufta.

Festivali më i rëndësishëm i filmit në Austri do të mbahet nga dt 25 tetor deri në 4 dhjetor 2019.

Filmi “Nusja dhe shtetrrethimi” seksionin e filmit Retrospektive “O PARTIGIANO” dedikuar  filmave me teme nga lufta. Filmi është prodhuar  në vitin 1978.

Fotoja nga shesh-xhirimi i filmit shqiptar “Nusja dhe Shtetrrethimi” është përzgjedhur  për të ilustruar  seksionin e filmave retrospektive në festivalin e filmit internacional në Austri Viennale 2019. Në foto shfaqen dy aktorët  Rajmonda Bulku dhe Kastriot Caushi. Filmi është realizuar në vitin 1978 me skenar të Elena Kadare regji të  Ibrahim Muçaj, Kristaq Mitro.

Retrospektiva evropiane e filmit në Viennale e këtë vit i është dedikuar Luftë së Dytë Botërore. Festivali do të mbahet në Muzeun Austriak të Filmit, në Vjenë nga dt 25 tetor deri në 4 dhjetor 2019.

Shpresa shkon në një shtëpi bashkëpunëtorësh të fashizmit për të shitur qëndisma dhe kryen një atentat të rëndësishëm. Pas kësaj i duhet të dalë në ilegalitet e veshur si nuse. Për këtë ajo ndihmohet nga shokët me të cilët ka bashkëpunuar për atentatin. Kështu Shpresa shpëton nga shtetrrethimi.

Vjena është ngjarja më e rëndësishme ndërkombëtare e filmit në Austri, si dhe një nga festivalet më të vjetër dhe më të njohur në botën gjermano folës.

Pas Luftës së Dytë Botërore, disa shtete evropiane (veçanërisht të formuara rishtazi) filluan rindërtimin dhe rimagjinimin e identitetit të tyre dhe historive të fundit përmes një prodhimi të gjerë të filmave që festuan dhe përkujtuan luftërat e tyre guerile kundër fashizmit.

Këto filma shkonin në fushëveprim dhe ambicie nga dramat intime psikologjike e deri tek spektakli ushtarak i mbingarkuar, nga kujtimet elegante deri te trillime./ABC News Albania 24/7