Fotografoi votën, arrestohet 30 vjeçari në Tiranë

schedule11:38 - 25 Prill, 2021

schedule 11:38 - 25 Prill, 2021

Një 30 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi është kapur duke fotografuar votën.

Një incident i tillë ka sjellë për një moment ndërprerjen e procesit të votimit në qendrën e së Votimit Nr. 1767, e cila ndodhet në shkollën “Andon Zako Çajupi” në Tiranë.

Ndërkohë policia bën me dije se punonjësit kanë hyrë brenda qendrës dhe nga kryerja e veprimeve të para ka rezultuar se shtetasi G. S., 30 vjeç, është regjistruar, ka marrë fletën e votimit dhe ka shkuar tek dhoma e fshehtë.

Sipas uniformave blu shtetasit G. S. i është bllokuar fleta e votimit dhe më pas nga sherbimet e Policisë është bërë shoqërimi i tij në ambientet e Komisariatit, për veprime të metejshme hetimore.

Njoftimi

Më datë 25.04.2021, rreth orës 10:10, është marrë njoftim nga Komisioni i Qendës së Votimit Nr. 1767, e cila ndodhet në shkollën “Andon Zako Çajupi” se është bllokuar përkohësisht procesi i votimit, pasi nga anëtarët e Komisionit është konstatuar një shtetas që po fotografonte votën e tij.

Me vendimin Nr. 1 të datës 25.04.2021, të Qendrës së Votimit, është kërkuar ndihma e Policisë së Shtetit.

Pas marrjes së vendimit, shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë hyrë brenda qendrës dhe nga kryerja e veprimeve të para ka rezultuar se shtetasi G. S., 30 vjeç, pasi është regjistruar, ka marrë fletën e votimit dhe ka shkuar tek dhoma e fshehtë.

Pasi ka kryer veprimet, ka fotografuar votën e tij dhe ky veprim është parë nga anëtarët e Komisionit.

Shtetasit G. S. i është bllokuar fleta e votimit dhe më pas nga sherbimet e Policisë është bërë shoqërimi i tij në ambientet e Komisariatit, për veprime të metejshme hetimore.

Në përfundim të veprimeve nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. S., 30 vjeç, për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votës”.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!