Sulmuesi i Teutës, Abdul Khalid, me shumë gjasa do të ndërrojë destinacion në muajin janar. Futbollisti afrikan nuk ka arritur të ambientohet te “Djemtë e Detit”, duke luajtur vetëm 9 ndeshje dhe duke mos shënuar asnjë gol.
Khalid, ish-futbollist i Prishtinës në IPKO Superliga, është fotografuar në kryeqytetin e Kosovës sot dhe siç raporton Gazeta Olle, ai me shumë gjasa do të rikthehet në elitën e futbollit kosovar.
Te Teuta, pritet të ketë një merkato të ngarkuar janari, ku përveç përforcimeve që mund të bëjë skuadra durrsake, edhe numri i të larguarve pritet të jetë i madh./abcnews.al