Fotografja përlotet në studio, rrëfen ngjarjen e vështirë: Ishte më e fortë se ajo që kam kaluar

schedule22:31 - 18 Nëntor, 2020

schedule 22:31 - 18 Nëntor, 2020

Fotografja e njohur Fjoralba Maliqi ka rrëfyer mes lotësh në emisionin “E ardhmja është vajzë” me Ermira Çaushollin vështirësitë më të mëdha me të cilat është përballur. Teksa po fliste për operacionin e saj dhe të të atit, fotografia nuk i mbajti dot lotët kur foli për atë që kishte kaluar e motra pas lindjes.

“Një moment i vështirë që ka qenë para 8 vitesh, ka qenë babai im kaloi trompozë dhe fatmirësisht shpëtoi. Doktori tha se ishte një në një mijë raste por kaloi. Pastaj ishte ndërhyrja e imja. Ajo që më vjen shumë keq që përpos operacionit që më shkoi shumë mirë ka qenë situata që kaloi motra ime pas lindjes, ka qenë më e fortë se ajo që kam kaluar vetë.

Pavarësisht se është hera e parë që më shikon kështu,. Kam qenë unë ajo që i kam thënë mamit mos qaj. Duke qenë dhe babai pas operacionit, i kam thënë se rri unë dhe ti hiq stresin. Kam bërë rolin se nuk doja të kisha më shumë strese të tjera.”, u shpreh Fjoralba.

Ndër të tjera, ajo tregoi se i është nënshtruar një operacioni për të rënë në peshë, të cilin siç shtoi ajo, nuk e ka kryer për t’u dukur më bukur, por për faktin për të mos patur probleme shëndetësore.

“Në shkurt bëra një ndërhyrje për të rënë në peshe, një zgjedhje e imja ndoshta shumica mund ta gjykojnë. Nuk e bëra për t’u dukur bukur, nuk e kam vrarë mendjen kurrë dhe pse jam bulizuar për peshën. E bëra sepse më moshën fillojnë problemet kardiake, zemra, kockat dhe shumë të tjera.”, tha ndër të tjera Maliqi. /abcnews.al