Fotografi dhe reporteri ukrainas tregojnë si paraqitet situata në Kiev: Nuk do të heqim dorë nga profesioni deri në fund

schedule09:14 - 21 Mars, 2022

schedule 09:14 - 21 Mars, 2022

Sot shënohet dita e 26-të, që Rusia po vazhdon luftimet për të marrë Ukrainën dhe situata paraqitet tejet e rënduar. Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, reporteri i njohur, Andriy Dubchak tregoi se përmes punës së tij do t’i tregojë botës se çfarë po bëjnë rusët në shtetin e tij.

Sakaq, ai tha se pavarësisht se familjarët e tij janë në rrezik, Andriy nuk do të heq dorë nga puna e tij dhe veçanërisht nga projekti me 3 milion ndjekës.

Tani ndodhem në qendër të Kievit dhe para gjysmë ore është sulmuar një qendër tregtare.

Situata nuk është fare e mirë në kryeqytet. Dua t’i tregoj gjithë botës se çfarë po bën Rusia në shtetin tim. Është e rëndesishme të kuptojnë se çfarë po bëjnë ukrainasit, të cilët po largohen nga vendi i tyre.

Disa nga anëtarët e familjes sime janë në Kiev, disa në jug. Shumë nga kushërinjtë e mi janë në Kiev dhe kanë marrë armët në duar dhe po luftojnë. Ndërsa në qytet është më qetë, të gjithë janë pranë dhe motivojnë njëri-tjetrin.

Unë kam një projektin tim që tregon se çfarë po ndodh në Kiev. Ky projekt ka 3 milion ndjekës. Si kjo video e fundit, me të cilën i tregoi botës se çfarë po bën Rusia në shtetin tonë. Ndonjëherë e mendoj ta lë këtë punë, por është puna ime t’i tregoj botës se çfarë po ndodh”, u shpreh reporteri.

Ndërsa, fotografi, Oleksi Kirichenko, foli për foto që u bë virale në rrjet, ku një vajzë shfaqej duke ngrënë lëpirëse gjatë luftës.

Ai gjithashtu tregoi se u detyrua ta shpjegonte kuptimin e fotos, në momentin kur e shpërndau ish-presidenti i Këshillit të Europës, Donald Tusk.

Unë mendoj që është koncidencë e situatës se unë nuk e kam në dorë që ta ndryshojë këtë gjë. Kjo foto është bërë dy ditë para luftës dhe kjo foto u bë virale dhe pati shumë klikime.

Donald Tusk e shpërndau foton dhe si rrjedhojë e kësaj bëra një sqarim për foton. Kur kam bërë këtë foto është një simbol i një shteti të ri që do të luftojë sapo të fillojë lufta. Nga ana tjetër një fëmijë që po përjeton këto momente.

Ne jemi afër Kievit dhe tre ditë pasi filloi lufta u larguam, sapo filluan bombardimet. Deri tani është qetë, me produktet deri tani nuk kemi problem, nuk është se ndihet si në qendër dhe në lindje”, tha Oleksi./abcnews.al