Fotografi austriak sjell vitet ‘90 me ekspozitën “Kthim në Kohë”

schedule17:35 - 25 Janar, 2019

schedule 17:35 - 25 Janar, 2019

Fotografi dhe antropologu austriak Robert Pichler, na sjell të dokumentuar Shqipërinë e viteve 90- të me ekspozitën “ Kthim në Kohë”. Autori e cilëson një moment të veçantë në jetën e tij rrugëtimin dhe njohjen e Shqipërisë nga Veriu në Jug. Këto fotografi sjellin aspektin social- kulturore të fillimit të demokracisë në vendin tonë.

Një foto flet më shumë se 1000 fjalë, nga ana tjetër ajo ka fuqinë për të kthyer kohën pas. Portrete njerëzore, situata urbane dhe çaste jete janë disa prej fotografive që sjell fotografi.

Fotografi dhe antropologu Robert Pichler na sjell kohën pas, fillim vitet e demokracisë, kjo është Shqipëria e atyre viteve fiksuar prej objektivit të tij. Rrugëtimin e ka nisur nga Veriu në Jug, për ta ndarë me publikun në Muzeun Historik Kombëtarë.

Udhëtimet e para në vitet ‘92 e nisi në Veri. Fotografi austriak, thotë se eksperienca në Shqipëri i ka shërbyer shumë në krijmtarinë e tij. Madje ai thekson se njohja me shqiptarët e ka frymëzuar së tepërmi.

Krahas fotografive prezantohet edhe një video ku është ceremonia e nderimit të të vdekurit në Malësin e Dukagjinit përmes ritit të xhames , i cili u rikthy menjëherë pas rënies së perdes së hekurt.

Fotografi  na përshkruan të gjitha aspektet e jetës sonë që nga transporti publik, dinamizmin e jeteës, e deri tek ambientet ku jetonin , stilin e jetës  së shqiptarëve të atyre viteve.

Ekspozita “Kthim në Kohë”, Shqipëria e viteve ’90-të e fotografit dhe antropologut austriak Robert Pichler, e kuruar nga Edit Pula,  përmbyllet në Tiranë pas rrugëtimit 18 mujorë nëpër Shqipëri. Ky aktivitet u organizua nga Ambasada e Austrisë në Shqipëri dhe Muzeu Historik Kombëtar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!