Që prej mbrëmjes së të hënës, ferri ka zbritur në Athinë.
Mbi 60 viktima raportohen të kenë vdekur nga zjarret që kanë rënë në veri të Athinës mes tyre edhe fëmijë. Qindra të tjerë janë plagosur, ndërsa shumë kanë mbetur të pastrehë për shkak se shtëpitë janë shkatërruar nga flakët.
Kryeministri grek, Alexis Tsipras, ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, ndërsa zjarrfikësit vazhdojnë të luftojnë me flakët. Në Athinë jetojnë gjithashtu shumë shqiptarë, të cilët edhe punojnë atje, por në një reagim Ministria e Jashtme thotë se nuk ka informacion për vdekjen e ndonjë shqiptari./abcnews.al