(FOTO+EMRI) “Nuk mbaj mend shtëpinë”, gjendet i humbur një fëmijë, policia: Familjarët të na kontaktojnë

schedule16:57 - 8 Maj, 2021

schedule 16:57 - 8 Maj, 2021

Tiranë – Më datë 08.05.2021, rreth orës 16:00, tek “Terminali i Jugut” është gjetur nga qytetarët i vetëm në rrugë fëmija e mitur Vin Uku, i cili është në gjendje të mirë shëndetësore, por nuk mban mend banesën e tij.

Aktualisht fëmija gjendet në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr.3. Familjarë të tij ose çdo person tjetër që ka kontakte me ta mund të telefonojë në 112 ose mund të paraqitet pranë Komisariatit Nr.3 Tiranë./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!