FOTO/ Zjarri shkatërron kampin e Morias në Greqi, mijëra emigrantë në rrugë

schedule17:40 - 10 Shtator, 2020

schedule 17:40 - 10 Shtator, 2020

Një zjarr i dytë i rënë në kampin e refugjatëve Moria në ishullin grek Lezbos, mbrëmjen e së mërkurës tashmë ka sjellë pasiguri te e ardhmja e 13000 emigrantëve që ndodheshin aty.

Pas shkatërrimit të vendqëndrimit tashmë mijëra emigrantë jetojnë dhe flenë në rrugë, në fshat, në një stol nëse mund ta gjejnë.

Mediat greke bëjnë me dije se tashmë shumë prej tyre dëshirojnë që të arrijnë në qytetin e Mytilene, me shpresën se mund të gjejnë një mënyrë për të kaluar në vendet e tjera drejt BE-së.

Ndër të tjera theksohet se disa nga emigrantët që gjendeshin aty kanë pasur fatin e mirë që të largohen nga ishulli, ndërkohë pjesa tashmë që po përballet dhe me fatkeqësinë e zjarrit, duhet të presë për të parë se çfarë qeveria greke ka rezervuar për ta. Deri më tani një pjesë e tyre janë mobilizuar dhe po qëndrojnë në çadra.

Një tjetër problem në lidhje me vendqëndrimin e tyre është se shumica e banorëve vendas kërkojnë largimin e tyre. e.su./abcnews.al