FOTO/ Vrau partneren në Shkodër dhe plagosi veten, ky është çifti amerikan

schedule11:34 - 2 Maj, 2025

schedule 11:34 - 2 Maj, 2025

Vrasja në Shkodër. Sandra Saporito është gruaja që u vra nga bashkëshorti i saj Brandon Saporito, në lagjen “At Shtjefën Gjevoçi”, në Shkodër.

ABC News sjell fotot e çiftit. Sipas policisë ngjarja e rëndë ndodhi në banesën e marrë me qira nga çiftit në Shkodër. Pas vrasjes së bashkëshortes 54-vjeçare me thikë, Brandon Saporito ka tentuar të vrasë edhe veten duke prerë damarët me thikë.

Ndërkohë 57-vjeçari autori i dyshuar i vrasjes së 54-vjeçares, u gjet në gjendje të dehur dhe me dëmtime të lehta në duar. Ai u transportua në spital për trajtim mjekësor.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe për dokumentimin ligjor të rastit.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!