FOTO + VIDEO / Digjet automjeti i ish-shefit të antidrogës në Drejtorinë e Policisë Elbasan

schedule22:11 - 25 Dhjetor, 2019

schedule 22:11 - 25 Dhjetor, 2019

Digjet automjeti i ish-shefit të antidrogës në Drejtorinë e Policisë Elbasan.

Në orët e fundit të mbrëmjes së sotme, njoftohet se i është vënë flaka automjetit tip ML me targa AA 131 LX, e cila i përket efektivit të policisë së Elbasanit Krenar Kasi.

 

ABC News ka mësuar se makina e Kasit, ka qenë e parkuar rreth 100 metra larg Drejtorisë së Policisë së Elbasanit.

Kasi ka qenë Shef i Policisë në Burgun e Peqinit, ndërsa aktualisht mban postin e Shefit të Policisë në Paraburgimin e Bradasheshit.

Policia ndodhet në vendngjarje, dhe menjëherë ka ngritur grupin hetimor, i cili ka administruar provat e para, mes të cilave edhe pamjet e kamerave të sigurisë të bizneseve në rrugë, dhe po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave.

Nga të dhënat më të fundit njoftohet se, djegia e mjetit dyshohet të ketë ndodhur për shkak të detyrës që mban Kasi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!