VLORË- Policia ka arrestuar një 28-vjeçar, i cili dyshohet si autori i vendosjes së tritolit në një lokal në zonën e Vlorës, pranë “Ujit të Ftohtë”.
Sipas policisë, i arrestuari është I riu me dy mbiemra, Beqir Selamaj alias Beqir Murati.
Gjatë operacionit, përmes veprimeve të koordinuara dhe mbështetura në prova shkencore, u sekuestruan në cilësinë e provave materiale dy telefona celular, një biçikletë dhe veshjet e përdorura gjatë ngjarjes.
Aktualisht hetimet vijojnë për identifikimin dhe ndalimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.