FOTO/ Universiteti Politeknik i Tiranës ndriçohet me ngjyrat e flamurit të Turqisë

schedule21:43 - 29 Tetor, 2020

schedule 21:43 - 29 Tetor, 2020

Godina e Universitetit Politeknik të Tiranës mbrëmjen e së enjtes është ngjyrosur nga flamuri turk në krah të atij shqiptar bashkë me urimin për 97-vjetorin e themelimit të Republikës së Turqisë.

 

Sipas një lajmi të agjencisë së lajmeve Anadolu kjo ishte bërë me iniciativë të ambasadës së Turqisë në Tiranë.

“Me rastin e Ditës së Republikës së Turqisë, ndërtesa e Universitetit Politeknik të Tiranës në sheshin “Nënë Tereza” është ndriçuar me ngjyrat e flamurit të Turqisë dhe flamurit të Shqipërisë”, shkruan agjencia.

n.d./abcnews.al