Reperja e njohur Loredana është gjithmonë në qendër të mediave rozë. Së fundmi, ajo çaktivizoi llogarinë e saj të Instagramit, ku ndiqej nga shumë fansa.
Loredana nuk dha asnjë sqarim, duke shqetësuar publikun me zhdukjen e saj të befasishme. Mirëpo ditën e djeshme, ajo ka treguar se po kalon kohë me vogëlushen Hana.
Reperja ka publikuar në Instagramin e së bijës një foto pranë saj. Ato shihen të shtrira pranë njëra-tjetrës dhe shumë të lumtura. Megjithatë mbetet ende një mister mbyllja e Instagramit të Loredanës. l.k/abcnews.al
https://www.instagram.com/p/CE-AQjtBZ4S/?utm_source=ig_embed