Ky është 50 vjeçari Alfred Dedja që u ekzekutua me armë zjarri këtë të diel brenda një lokali në zonën e Ndroqit. Në kërkim, si autor i dyshuar i krimit është shpallur Julian Gjoshi, 27 vjeç nga Shijaku.
Shkak i vrasjes dyshohet të jetë prishja e pazareve të drogës, por nuk përjashtohen edhe pista të tjera. Pasi ka kryer vrasjen, autori 27 vjeçar është larguar me një automjet tip Benz ngjyrë të zezë.
Edhe viktimës, policia i ka gjetur një pistoletë në brez.
Gjoshi rezulton se është kunati i Altin Hajrit pronarit të kompleksit “Golden” në Shijak, i kërkuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jani Prengës në Janar 2020.abcnews.al