Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

FOTO/ U ekzekutua me dy plumba në kokë, kush është shqiptari që u vra në parkingun në Greqi

schedule14:43 - 15 Shtator, 2023

schedule 14:43 - 15 Shtator, 2023

Është zbuluar identiteti i 39-vjeçarit shqiptar që u vra këtë të premte në Greqi. Bëhet fjalë për Brigen Limka nga Korça, i cili është qëluuar nga një 68-vjeçar në parkingun ku punonte.

LEXO EDHE“Tani mbarova me ty”, detaje nga vrasja e shqiptarit në Greqi

Sipas mediave fqinje, një banor ka thënë: “Autori krijonte vazhdimisht probleme në parking. Shumë herë binte në makina dhe nuk ngrihej dhe sot mori pushkën dhe ndodhi. Kishte një problem me parkimin sepse banonte pikërisht sipër. Ai jetonte vetëm.



Viktima nuk ka qenë kurrë problem. E dëgjuam duke thirrur për ndihmë dhe më pas dëgjuam të shtënat. Ai thirri fëmijët nga parkingu ngjitur. Pati dy të shtëna. Njëra në kokë, tjetra në fytyrë. Viktima ka tre fëmijë të mitur. Ajo që pashë ishte tronditëse. Policia mbërriti pas dhjetë minutash. Autori ishte mbyllur në shtëpinë e tij”.

Ndërkohë, dëshmitari okular zbuloi:

“Pashë një burrë që gjuante me gjakftohtësi. Pashë të shtënat nga dyqani im. Në goditjen e dytë viktima ishte shtrirë. Me sa di unë ata kanë pasur një debat më parë. Pas të shtënave, sulmuesi u ngjit në banesën e tij i pashqetësuar. Viktima kishte punuar këtu për shumë vite dhe ishte shumë i sjellshëm. Ai kërkonte t’u shërbente të gjithëve”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!