Altin Pajaziti dhe Kadri Prushi janë dy shtetasit nga Kosova të arrestuar gjatë operacionit të koduar “Suspendet”.
Sipas policisë 23-vjeçari Altin Pajaziti dhe 53-vjeçari Kadri Prushi, kanë trafikuar pistoleta, me qëllim shitjen në Tiranë, me vlerë afro 10 000 euro.
Nga policia janë sekuestruar edhe armët. Ndërsa hetimet vijojnë në drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë.
Sakaq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
/abcnews.al/