FOTO/ Thyhet gota në Ballkanin e Hapur, Rama: Syri i keq e ka të pamundur të marrë veten

schedule10:10 - 21 Dhjetor, 2021

schedule 10:10 - 21 Dhjetor, 2021

Në takimin e sotëm të Ballkanit të Hapur në Tiranë, është thyer në gotë teksa kryeministri Edi Rama po kalonte fjalën te komisioneri për zgjerimin e Jashtëm Oliver Varhelyi i lidhur me Skype. Rama e kaloi me batutë këtë situatë duke theksuar se pas kësaj syri i keq ka marrë një goditje dhe tashmë e ka të pamundur të marrë veten.

Lexo edhe: Vuçiç përshëndet nga Tirana, Rama batuta me Várhelyin: Miku im tani je i “shkrirë”

“Ai ka qenë shumë në ndihmë në përcaktimin e korridoreve të gjelbërta. Oliver jeni miku më i mirë i të gjashtëve ne në Bruskel. Tani mund të flasësh tre të pranishmëve dhe atyre që mungojnë. Faleminderit. U thye një gotë. Në traditën tonë, syri i keq sa mori një goditje. E pamundur që të marrë veten. Kështu që është lajm i mirë për Ballkanin e Hapur”, u shpreh Rama.

Marrëveshjet që u nënshkruan

  1. Marrëveshja për kushtet për akses të lirë në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor.
  2. Marrëveshja për ndërlidhjen e skemave të identifikimit elektronik të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor.
  3. Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim në fushën e veterinarisë, sigurisë ushqimore dhe ushqimore për kafshë dhe fitosanitare në Ballkanin Perëndimor.
  4. Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për njohjen reciproke të autorizimeve të operatorit ekonomik të autorizuar – siguri dhe siguri (AEOS).
  5. Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për njohjen reciproke të autorizimeve të operatorit ekonomik të autorizuar – siguri dhe siguri (AEOS).

m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!