Durrësi është një ndër zonat më të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. Dhjetëra persona humbën jetën në qytetin bregdetar, ndërsa mijëra ndërtesa janë dëmtuar.
Gazetarja Glidona Daci bën të ditur pëe abcnews.al se një pallat 13 katësh në lagjen 5 tërmeti e ka kthyer në të pabanueshëm.
Pallati është vëzhguar nga ekspertët dhe është vendosur kryqi i verdhë, i riparueshëm.
Ndërkohë, sic shihet nga pamjet banorët kanë nxjerrë sendet e tyre nga apartament pasi nuk mund të jetojnë aty për shkak të rrezikut të madh./abcnews.al