Foto të gjetura mes Biblës, Costa dhe Jesus në shtrat me të njëjtën vajzë

schedule10:35 - 20 Dhjetor, 2020

schedule 10:35 - 20 Dhjetor, 2020

Një skandal ka shpërthyer në Britaninë e Madhe për një ngjarje, që ka ndodhur kohë më parë. Një grua vendosi të dhurojë disa sende dhe rroba në një qendër bamirësie në qendër të Londrës dhe mes gjërave të dorëzuara nga ajo, janë gjetur dy foto të një femre me dy personazhe të njohur.

 

Njëra është me Diego Costan, ish-sulmuesin e Chelsea dhe aktualisht të Atletico Madrid dhe tjetra me Gabriel Jesus, sulmuesin e Manchester Cityt. Nga ajo, që raporton The Sun, një grua me pamje latine kishte sjellë dy çanta të mbushura me rroba dhe sende të ndryshme, mes tyre edhe një Bibël.

 

Pikërisht nga kjo e fundit kanë dalë edhe dy fotot të së njëjtës vajzë me Costan dhe Jesus. Nga ajo që raportohet, fotot ku Costa dhe Jesus shfaqen të zhveshur mund të jenë bërë në kohë të ndryshme. Gruaja në kohën kur kishte dorëzuar dy çantat qe shprehur se janë të një të njohurit të saj, që ishte larguar nga Britania e Madhe.

 

Ajo që ka skandalizuar opinionin publik është edhe fakti se fotot intime dhe jo të hijshme janë gjetur brenda një Bible, libër i shenjtë për fenë e krishterë. Në ditët në vijim pritet të ketë më shumë detaje dhe të identifikohet vajza, që për momentin është e panjohur. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!