Reperja e njohur, Tayna i ka surprizuar të gjithë me fotot e fundit të publikuara në Instagram. Ajo ka pozuar e veshur me një palë xhinse në ngjyrat bardhezi, e ulur dhe e buzëqeshur.
Ndonëse gjysmë nudo, Tayna ka treguar se është frymëzuar nga këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.
“@dualipa më bëri që ta bëj këtë”, ka shkruar reperja krah postimit, ku duket njëjtë si versioni i fotove të Duas.
Kujtojmë se kënga e fundit e Taynës është ‘Qeqe’, e cila u kthye menjëherë në një hit. l.k/abcnews.al
https://www.instagram.com/p/CGfafatAMUO/

