FOTO | Solidariteti i shqiptarëve të Kosovës, mesazhe emocionuese nga Fanatics dhe Guerrils

schedule20:12 - 13 Dhjetor, 2019

schedule 20:12 - 13 Dhjetor, 2019

Dhimbja e madhe e shkaktuar nga rënia e tërmetit të 26 nëntorit dhe solidariteti i vëllezërve dardanë, nuk janë harruar nga tifozët e Partizanit dhe Tiranës. Guerrils nxorën një pankartë në pjesën e parë, aty ku kishin shkruar: “Muret do ngrihen sërish, engjëjt do kujtohen përgjithmonë“.

Mesazhi i parë i Guerrils

Fanatics kanë reaguar dhe kanë shpalosur një mesazh fantastik në këto momente. “Tërbimi i tokës gjakun na zgjoi. Lot për kë iku, mes nesh s’qëndroi. Por dhimbja e fortë na dha pakëz liri. Sërish e tregut Kosovën Shqipri“, shkruhej në pankartën e ultrasve bardheblu, veprim që fitoi edhe duartrokitjet e “armiqve” të Partizanit.

Pankarta e ultrasve bardheblu

Këta të fundit shpalosën mesazhin e radhës dhe tema është e njëjta. “Kufijtë janë në letër, por zemrat s’kanë kufi. Kosovë dhe Iliridë, bashkë jemi 1“, ishte pankarta tjetër emocionuese që është hapur në “Air Albania Stadium”. /abcnews.al

Mesazhi i ultrasve të kuq

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!