FOTO/ Kjo është vajza police që vrau prindërit, vëllezërit dhe veten

schedule14:30 - 18 Shkurt, 2020

schedule 14:30 - 18 Shkurt, 2020

Kjo që shihni në këtë foto është efektivja e policisë që shoi familjen e saj në Gjilan të Kosovës. Ngjarja e rëndë ndodhi mesditëme sotme, ku vajza police, Valdete Blaca ka qëlluar fillimisht ndaj prindërve dhe vëllezërve të saj duke i lënë të katërt të vdekur. Në fund, vajza ka qëlluar edhe ndaj vetes duke e çuar numrin e viktimave në pesë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Bojanina” në Gjilan.Policen e kanë larguar fillimisht nga policia pasi kishte probleme psiqike, por më pas ajo është rimarrë në punë duke i dhënë një detyrë civile. Me këtë detyrë ajo nuk ka të drejtë të mbajë armë, ndërsa mbetet ende e paqartë se ku e ka gjetur pistoletën me të cilën shoi familjen./abcnews.al