Josh Brooker, 27 vjeç ishte mësues në Britani dhe një njeri i apasionuar pas udhëtimeve por në një nga udhëtimet e tij të radhës diçka shkoi keq.
Josh shkoi këtë herë të vizitonte Vietnamin por u pickua nga një insekt në kokë shkruan albeu.com.
Fatkeqsisht insekti e infektoi të riun me bakterin e frikshëm stafilokok i cili infektoi shumë shpejt edhe mushkëritë e tij.
Stafilokoku njihet ndryshe si një nga infeksionet që mund të cojë edhe në vdekje nëse hyn në kontakt me gjakun.
Mësuesi qëndroi në kujdes intensiv për një muaj para se të vdiste.