FOTO/ Rudina Dembacaj dhe ish-bashkëshorti ribashkohen, kjo është arsyeja

schedule07:56 - 28 Dhjetor, 2019

schedule 07:56 - 28 Dhjetor, 2019

Muajt e fundit moderatorja Rudina Dembacaj ishte kryefjala e mediave rozë. Pas lajmeve që qarkulluan, Rudina e pranoi publikisht se ajo dhe bashkëshorti i saj Aleksi po divorcohen.

Megjithatë moderatorja u shpreh se ruajnë marrëdhënie të mirë. Ndësra së funmdi ish-çifti është bashkuar për hir të vajzës së tyre.

Viktoria e vogël ka festuar ditëlindjen, ndërsa momenti më i bukur për të e ka gjetur pranë dy prindërve.

“Viktorja, e bukura jone! Sot ti ben 3 vjeç, 3 vite drite e lumturi per ne. I lutemi Zotit te jemi gjithmone prane teje, vetem per te te pare te rritesh e lumtur. Nga gjithe gjerat e kesaj bote e vetmja gje qe nuk do te mungoje kurre eshte dashuria. Te duam shume!!!’, shkruan Rudina krahas fotos së publikuar./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!