Në kombëtaren shqiptare ka pasur festë një ditë para ndeshjes ndaj Lituanisë në Ligën e Kombeve. Një nga futbollistët më të mirë të ekipit, Odise Roshi, kreu ceremoninë e fejesës me partneren e tij, Silvin, duke kurorëzuar lidhjen e tyre.
Një ceremoni familjare për të cilën Roshi mori leje tek trajneri Edi Reja dhe që normalisht nuk zgjati shumë për shkak se kombëtarja është në prag të një sfide zyrtare.
Odise Roshi është në formë shumë të mirë, edhe me ekipin përfaqësues, por edhe me skuadrën e tij në Premier Ligën e Rusisë, ku ka shënuar gola.
Ai shërbeu asistin për golin e dytë të Shqipërisë në fitoren 2-0 në Bjellorusi, por nuk pritet të jetë titullar ndaj lituanezëve. Kjo, për shkak të skemës së trajnerit italian, I cili mund ta aktivizojë Roshin në pjesën e dytë. /abcnews.al