FOTO/ Rita Ora tërheq vëmendjen e të gjithëve në Londër, spikat me stilin e guximshëm

schedule14:57 - 1 Korrik, 2023

schedule 14:57 - 1 Korrik, 2023

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora ka kënduar dje në skenën londineze, duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve me stilin e saj. Ajo kishte zgjedhur një xhaketë të madhe të zezë, me çizme të mëdha lëkure që dukeshin nga poshtë saj.

Gjithashtu i kishte kombinuar me një shall të purpurt, si në modën e viteve të mëparshme. Sa i përket bizhuterive, Rita zgjodhi disa unaza, të cilat dolën në pah kur mbante mikrofonin.

Ndërsa, në grimin e saj dominonin nuancat vjollcë.

Me sa duket, kjo do të ishte e gjitha, por Rita zbuloi një stil të fshehtë, të cilin e fshehu nën një xhaketë të madhe. Ajo kishte veshur një bluzë të zezë poshtë, dhe bizhuteri atraktive dekorative mbi të. Nga qafa, deri te rreth belit, shtrihej një zinxhir me dy lule të bukura./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!