FOTO/ Rikthehet pas 8-vitesh në vendin ku shkonte me Dr. Florin, Ermal Mamaqi bën statusin e trishtë

schedule11:26 - 14 Tetor, 2019

schedule 11:26 - 14 Tetor, 2019

Moderatori i dashur për publikun shqiptar, Ermal Mamaqi, është rikthyer në të njëjtin vend ku shkonte me Dr. Florin 8 vite më parë.

Nëpërmjet një postimi në “Instagram”, ai ka zbuluar se rrugës për në Përmet është ndaluar në lokalin ku drekonin bashkë, dhe ku asgjë s’kishte ndryshuar as sot.

E njëjta tavolinë, të njëjtat karrige ashtu si tetë vite më parë. Por kësaj radhe mungonte miku i tij i ngushtë Dr. Flori, i cili ka gati 5 vite që ka ndërruar jetë.

“Ka dhe kujtime të bukura që na trishtojnë… Rrugës për Përmet, ndalova tek i njëjti vënd. Asgjë nuk kish ndryshuar. Si 8 vite më parë. E njëjta tavolinë, të njëjtat karrige. I paharruar Dr.Flori”, shkruan ai duke bërë tag nënën e fëmijëve të këngëtarit të ndjerë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!