FOTO/ Rama në Emiratet e Bashkuara Arabe: Mes miqsh në hyrje të Samitit Botëror COP28

schedule10:40 - 1 Dhjetor, 2023

schedule 10:40 - 1 Dhjetor, 2023

Kryeministri Edi Rama ndodhet në një vizitë zyrtare pune në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku po merr pjesë në Samitin Botëror të Veprimit të Klimës, COP28.

Kryeministri ka publikuar në Facebook disa fotografi në hyrje të Samitit Botëror COP28 ku edhe është takuar me liderë të ndryshëm, mes të cilëve është presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen, kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni, Mark Rutte, po ashtu edhe presidenti KiE-së Charles Michel.

Më herët Rama ka ndarë edhe një video, në “Facebook”, të momentit të mbërritjes në Dubai ku edhe është pritur nga Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan, President i EBA dhe Antonio Guterres, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së në Samitin e Ndryshimeve Klimatike.

/abcnews.al/