FOTO/Rama lë pa fjalë Fifin, reagon këngëtarja

schedule14:42 - 30 Nëntor, 2021

schedule 14:42 - 30 Nëntor, 2021

Kryefjala e lajmeve ditën e sotme ka qenë pikërisht një video e postuar në rrjetet sociale nga kryeministri Edi Rama. Në të paraqiten disa pamje magjike nga Valbona, shoqëruar në sfond me këngën më të fundit të Fifit.

“Diell” ka bërë që video të komentohet pafund. Madje për këtë ka reaguar edhe producenti Flori Mumajesi, i cili i ka ftuar të gjithë ta shijojnë, pasi nuk ka lidhje me politikën.

LEXO EDHE: Rama “u fiksua” me këngën e Fifit, reagon Flori: Nuk jemi në forume politike, shijojeni

Ndërkohë, pak minuta më parë, ka qenë vetë Fifi që e ka ripostuar në Instastory, shoqëruar me disa ‘emoji’. Këngëtarja ka treguar se ka mbetur pa fjalë.

“Pa fjalë”, ka shkruar ajo, duke lënë të kuptohet se është shumë e entuziazmuar.l.k/abcnews.al