PAMJET/ Të rrethuar nga forca të shumta sigurie, Rama dhe Abazoviç mbërrijnë në Kiev, nisin vizitën në Ukrainë

schedule08:53 - 15 Qershor, 2022

schedule 08:53 - 15 Qershor, 2022

Kryeministri malazez,  Dritan Abazoviç së bashku me kryeministrin Edi Rama kanë mbërritur në Kiev që në orët e para të mëngjesit. Abazoviç ka publikuar pamjet nga udhëtimi drejt Kievit.

“Mbërritëm në Kiev me Edi Ramën për të ofruar mbështetje të sinqertë për qytetarët e saj në mbrojtjen e të drejtës për liri. Mali i Zi do të vazhdojë të ndihmojë Ukrainën në këtë kohë të vështirë dhe katastrofë humanitare”, shkruan Abazoviç në Twitter.

Dy liderët pritet të takohen me Presidentin Volodymyr Zelensky. Rama dhe Abazoviç të rrethuar nga forca të shumta sigurie, janë pritur nga forcat ushtarake dhe delegacioni ukrainas.

Shqipëria, e Mali i Zi u janë bashkuar sanksioneve të Perëndimit kundër Rusisë. Të njëjtën gjë kanë bërë edhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, përveç Serbisë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!