FOTO/ Qytetaria shkodrane tejkalon “ndasitë” politike, Spahia i dorëzon zyrën Becit

schedule17:40 - 19 Qershor, 2023

schedule 17:40 - 19 Qershor, 2023

SHKODËR– Benet Beci u betua sot para Këshillit Bashkiak si kryetar i bashkisë së Shkodrës. Por, nga kryeqendra e veriut, nuk mund të mungonte mesazhi qytetar dhe këtë e përcollën të dy rivalët që garuan për këtë post.

Bardh Spahia la zyrën duke ia dorëzuar “çelësat” pasardhësit Benet Becit, fitues me siglën e Partisë Socialiste. Me këtë shembull “mikpritjeje” dëshmohet se qytetaria shkodrane i tejkalon ndasitë poltike, mes të majtës e të djathtës.

Kryebashkiaku i ri i Shkodrës shkroi në “Facebook” për takimin që pati me Bardh Spahinë. Ai thotë se i ka uruar suksese rivalit politik, ndërsa shton se dera e bashkisë do jetë e hapur, për të mirën dhe zhvillimin e mëtejshëm të Shkodrës.

“Kënaqësi që mbledhja e konstituimit përfundoi me një takim me z.Bardh Spahia. I urova atij suksese në angazhimet e tij të reja dhe e sigurova se dera do të jetë gjithmonë e hapur për të mirën e Shkodrës”, shkruan ai./ n.m.abcnews.al