Një ditë para nisjes së fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 Prillit, Partia Demokratike ka vendosur në selinë e saj sloganin e kësaj fushate. “Bashkë për ndryshim, Shqipëria fiton”.
Pak ditë më parë edhe socialistët vendosën në hyrje të saj sloganin e ri, duke hequr simbolin e Rilindjes që qëndronte aty që prej vitit 2013. Në sfond duket kryeministri Edi Rama me maskë me sloganin e socialistëve “Shqipëria e ardhmja jonë”.
Ndryshe nga socialistët, selia blu nuk ka vendosur në sfond liderin e partisë, por flamurin kombëtar të vendit./mv.abcnews.al