Dhjetra aktivistë kundër luftës janë mbledhur në kryeqytetin hungarez të shtunën, ndërsa është shënuar dita e 66-të e luftës, sipas skynews.
Njerëzit ishin të veshur me ngjyrat e flamurit ukrainas blu dhe të verdhë ndërsa mbanin në duar pankarat ku lexonin “Stop Putin, Stop Luftës” dhe “Mbështesni Ukrainën”.
Hungaria ka mirëpritur mijëra refugjatë ukrainas që nga fillimi i luftës në fund të shkurtit.
Në total, pesë milionë ukrainas mendohet se janë larguar nga shtëpitë e tyre.
/abcnews.al