LONDËR- Real Madrid u kurorëzua këtë të shtunë për të 15 herë si fitues i trofeut të Uefa Champions League. Më një lojë të kujdesshme dhe tepër pragmatiste, “Los Blancos” zbërthyen mjeshtërisht kundërshtarin e Borusia Dortmund, duke shënuar dy gola në pak minuta.
Por gëzimi i kësaj fitoreje ka dhe anën tjetër, që ka mërzitur jo pak tifozët dhe ata që “jetojnë” me këtë sport të magjishëm.
Lojtari gjerman Toni Kross kishte ndeshjen e tij të fundit me “Mbretërit e Evropës”, Real Madridin. Karriera e gjermanit në klub mbyllet me triumfin e gjashtë të Ligës së Kampionëve/ abcnews.al