Mbështetësit e Izraelit dhe demonstruesit pro-palestinezë u përleshën në një protestë përpara një sinagoge në Los Anxhelos.
Konflikti shpërtheu pasi një numër i përkrahësve të palës palestineze në konfliktin e Gazës organizuan një protestë jashtë sinagogës Adas Torah në qytetin amerikan.
Videot në mediat sociale tregojnë se policia përpiqej të ndërhynte mes dy palëve, përpara se ta shpallte tubimin të paligjshëm. Edhe pse asnjë protestues nuk mbeti para sinagogës, ata vazhduan të përplasen pranë ndërtesës fetare, sipas “Times of Israel”.
/abcnews.al