Një person ka gjetur vdekjen dhe një tjetër ka mbetur i plagosur në një aksident rrugor në aksin Pukë-Shkodër. Një vinç mësohet se ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Viktima është drejtuesi i mjetit Alfred Fishta , 56 vjeç dhe është plagosur pasagjeri 23 vjeçar. Nga të dhënat e policisë, dyshohet se vinçit i janë dëmtuar frenat, duke shkaktuar kështu aksidentin me një të vdekur. Ngjarja ndodhi në vendin e njohur si “Kthesa e Gomsiqes”.
Informacion Paraprak i Policisë Pukë
Me datë 11.08.208 në orën 12:30, jemi njoftuar se në vendin e quajtur fshati Gomsiqe, Pukë një mjet tip kamion Vinç, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga, ku si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit A. F. 56 vjeç banues në lagjen “Ndoc Mazi” Shkodër.
Gjithashtu në mjet ka qënë edhe shtetasi G. N. 23 vjeç, i cili është dëmtuar dhe ndodhet në Spitalin Rajonl Shkodër.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po kryhen veprimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit. /abcnews.al