Katër ditë më parë, këngëtari Genc Prelvukaj ka dhënë lajmin se është infektuar me koronavirus.
Mirëpo, siç duket, gjendja e tij nuk është edhe shumë mirë.
Ka qenë e dashura e tij Eni Koçi ajo e cila ka hedhur një foto në Instastory, ku tregoi se Genci është shtruar në spital.
“Me dashurinë time. Ne do ta kalojmë atë”, ka shkruar Eni krahas fotos, ku i dashuri i saj shihet duke marrë serum.
Kujtojmë që para dy ditësh, këngëtarja tregoi se kishte dal negative, pasi kishte bërë testin e Covid-19. l.k/abcnews.al